
Angela Merkel do të zhvillojë sot konferencën e fundit, si kancelare e Gjermanisë, me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.
Takimi që do të zhvillohet online për shkak të situatës së koronavirusit, pritet të fillojë në orën 15:00 dhe do të finalizohet me konferëncën për shtyp të kancelares në orën 17:30. Të pranishëm në takim do të jenë 6 liderët e ballkanit perëndimor.
Më herët, nëpërmjet një videomesazhi, Merkel rikujtoi dhe një herë përgjegjësitë e Bashkimit Europian dhe Gjermanisë kundrejt Ballkanit Perëndimor.
Kancelarja gjermane theksoi se vendet e ballkanit kanë nevojë për pajtim, në mënyrë që brezi i ardhshëm të jetojë në paqe.



