Skandal në kabinetin Macron/ Ministrja akuzohet se përdhunoi një grua kur punonte si gjinekologe

Skandal në kabinetin Macron/ Ministrja akuzohet se përdhunoi një grua kur punonte si gjinekologe

Një ministre e sapoemëruar në qeverinë e re të presidentit francez Emmanuel Macron është nën hetim për përdhunim. Bëhet fjalë për Chrysoula Zacharopoulou, Sekretarja 46-vjeçare e Shtetit për Zhvillimin, është subjekt i dy padive nga një grua që nuk mund të përmendet emri për arsye ligjore, rapoton “Daily Mail”.

Ai pason një seri skandalesh seksuale në administratën e Macron, të cilat kanë çuar në akuza se kreu i shtetit është shumë i qetë në lidhje me akuzat e rënda kriminale dhe refuzon të shkarkojë të implikuarit.

Një burim në zyrën e prokurorit publik të Parisit tha të mërkurën për median “Marianne” se rasti i fundit lidhej me kohën kur Zacharopoulou ka punuar si gjinekologe.

“Një hetim është hapur për dy akte të dyshuara përdhunimi të cilat dyshohet se janë kryer nga e dyshuara, duke tejkaluar detyrat mjekësore”, tha burimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy