Radhë të gjata në Kakavijë, pala greke kryen kontrolle dhe rapid test

Radhë të gjata në Kakavijë, pala greke kryen kontrolle dhe rapid test

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë ka patur një fluks të lartë të udhëtarëve, që largohen nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Radha e mjeteve arriti deri në 1 kilometër në territorin shqiptar. Pala shqiptare në doganë punon me dy sportele, ndërsa ajo greke ka vënë në funksion 3 sportele, për të përballuar edhe fluksin si pasojë e kontrolleve të imtësishme që kryhen në hyrje të kufirit grek.

Për situatën e krijuar në doganën e Kakavijës, në një lidhje telefonike në studion e lajmeve në MCN TV gazetarja Jonida Qirko ka sqaruar se tani situata është normalizuar pasi fluksi më i madh sipas saj janë gjithmonë orët e para të mëngjesit.

Ajo sqaroi më tej se arsyet e këtyre radhëve të gjata kilometrike kanë ardhur edhe si rezultat i kontrolleve për shkak të situatës me koronavirusin.

Situata është normalizuar kemi të bëjmë me një lëvizje më të qetë. Ka pasur një fluks me radhë afërsisht 1 km kjo pasi pala greke ka bërë kontrolle intensive pasi shumë qytetarë që kanë pasur mungesë të certifikatës së vaksinimit janë detyruar të kryejnë një rapid test. Ndërkohë që fundjava gjatë këtyre dy javëve të fundit ka qenë me një fluks të lartë pasi shumë emigrantë që janë rikthyer në vendlindje, tani po kthehen sërish në vendet e tyre të punës në shtetin helen. Ka një tendencë në rritje sepse fundjava është e tillë ku fluksi mw i madh shihet rreth orës  8 e 30 deri 11 e 30.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy