Ervin Karamuço nga studio e ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me autobusin i cili përfundoi mbi lumin Lanë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e 29 prillit.
Ai tha se para dy ditësh prokuroria i ka kërkuar përmes një shkresë oficerit të policisë gjyqësore zhvendosjen e autobusit, ndërsa theksoi se ai është objekt hetimi dhe nuk mund të qëndrojë aty. Sipas Karamuços, autobusi është ende skenë krimi dhe nuk duhet të lejohet askush të hyjë dhe të preket.
Oficeri i policisë gjyqësore që është ngarkuar për të gjitha veprimet e deleguara nga prokuroria pardje ka marrë shkresën e radhës ku urdhërohet heqja e autobusit nga lumi Lana, zhvendosja e automjetit në një vend të sigurtë dhe të kryhen ekspertimet e nevojshme, sepse autobusi është një provë. Dhe pasi të kryhet e gjithë procedura në kuadrin penalë, do të diskutohet nga ana e bashkisë se ku do të ketë destinacionin ky autobusë. Në kushtet që ndodhet aktualisht mund të humbasë disa prova për realizimin e ekspertizës. Autobusi është ende skenë krimi dhe nuk duhet të lejohet askush të hyjë dhe të preket, ai duhet të mbahet e rrethuar.



