
Ish-zëvendës komandant i Forcave Detare, Artur Meçollari vijon me denoncime lidhur me bazat detare në vend.
Ai ngre pikëpyetje lidhur me kontratën e qiradhënies së bazës detare të Limionit në Sarandë.
Meçollari thotë se fakti që në listën e pronave për dhënie me qira ishte edhe prona nr. 696 “Baza Ndihmuese Sarandë me sipërfaqe 39446 m², ishte detyrim për gjeneral Bardhyl Kollçakun të ndiqte procedurën e parashikuar nga ligji nr. 64/2014 “për pushtetet e drejtimit dhe komandimit në FA, i vetmi ligj ku trajtohen këto prona.
Sipas tij, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku është prononcuar në përputhje me VKM nr. 54, datë 5.2.2020 për dhënien me qira të pasurisë publike pa pritur përgjigjen e Forcës Detare, por shton se procedurat e parashikuara nga VKM nuk parashikojnë prononcim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, por vetëm të Forcës Detare, si administratore e pronës.
Në këtë linjë thuhet se komunikimi me shefin e Shtabit të Përgjithshëm është bërë nga Forca Detare për shkak të pronës nr. 696 në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes, por se Forca Detare nuk ka miratuar asnjë vendim të Ministrisë së Mbrojtjes për këtë çështje dhe as projektvendimin e kthyer në VKM nr. 514, datë 1.7.2020.
Denoncimi
Kush i propozoi dhe miratoi termat e kontratës për dhënien me qira të të gjithë Bazës Detare të Limionit, Sarandë (prona nr. 696)?
-Ish-Ministri i Mbrojtjes shprehet se Forca Detare kanë miratuar dhënien me qira të pronës nr. 696????
-Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm prononcohet për pronën nr. 696, pa patur një prononcim të Forcës Detare ??????
-Si Ministri i Mbrojtjes edhe Shtabi i Përgjithshëm të FA injorojnë ligjin nr. 64/2016 për trajtimin e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes ?????
-Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm propozoi termat e kontratës që bien në kundërshtim me konceptin e Forcës Detare dhe vetë propozimin e Marina Bay Saranda ????
Prej 2-vjetësh jam në kërkim të një shkrese, shkresa 2649/8, datë 18.06.2020, të Ministrisë së Mbrojtjes firmosur nga ish-Ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka. Pavarësisht kërkesave të vijueshme, këtë shkresë nuk ma ka vendosur në dispozicion Ministria e Mbrojtjes, si kur drejtohej nga Znj. Xhaçka dhe Z. Peleshi, dhe as Komisioneri për të Drejtën e Informimit. Kjo shkresë nuk është e klasifikuar dhe është detyrim ligjor vendosja në dispozicion, sipas ligjit nr. 119/2014 “për të drejtën e informimit” .
Shkresë, 2649/8, datë 18.06.2020 është firmosur nga ish-Ministri i Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka dhe i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si miratim për dhënien me qira të 265.229 m² në gjirin e Limionit, me vlerë kontrate 1 Euro për 20 vjet, duke përfshirë edhe Bazën Detare Sarsndë, prona nr. 696, me sipërfaqe 39446 m².
Cila është përmbajtja e shkrese, 2649/8, datë 18.06.2020:
-1) Shkresa i referohet një shkrese të ish- Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, të datës 17 qershor 2020, i cili bie dakord për dhënien me qira edhe të gjithë Bazës Detare Sarandë me sipërfaqe 39446 m². Sipas Ministres së Mbrojtjes, përveç kësaj ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka propozuar që firma kontraktore të ndërtoj një bankinë dhe infrastrukturë “me standardet më të mira”. Po sipas Ministres Xhaçka, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm shprehet se kjo nuk cenon operacionalitetin e Forcës Detare.
Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku ka komunikuar për këtë çështje me Forcën Detare në datat 17 dhe 18 qershor 2020 dhe Forca Detare dakordësinë e saj për mosdhënien e të gjithë sipërfaqes prej 39446 m², si dhe dakordësinë për ndërtimin e një baze të re e ka dërguar në datën 18 qershor 2020.
Fakti që në listën e pronave për dhënie me qira ishte edhe prona nr. 696 “Baza Ndihmuese Sarandë me sipërfaqe 39446 m², ishte detyrim për gjeneral Kollçakun të ndiqte procedurën e parashikuar nga ligji nr. 64/2014 “për pushtetet e drejtimit dhe komandimit në FA, i vetmi ligj ku trajtohen këto prona.
Komunikimi i Forcës Detare me Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku:
- Shkresa e Shtabit të Përgjithshëm të FA për Komandën e Forcës Detare nr. 3099/1, datë 17.06.2020 “Për identifikim dhe prononcim”
- Shkresa e Forcës Detare për Stabin e Përgjithshëm të FA dhe për dijeni Z. Ylli Imeri, Drejtor i DPESHM në MM nr. 1721/7, datë 17.06.2020 “kthim përgjigje shkresës nr. 3099/1, datë 17.06.2020
-Shkresa e Shtabit të Përgjithshëm të FA për Komandën e Forcës Detare nr. 3192, datë 18.06.2020 “kërkesë për prononcim”
-Shkresa e Forcës Detare për Shtabin e Përgjithshëm të FA dhe për dijeni Z. Ylli Imeri, Drejtor i DPESHM në MM nr. 1762/3, datë 18.06.2020, “kthim përgjigje shkresës nr. 3192, datë 18.06.2020”.
Pra ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku është prononcuar në përputhje me VKM nr. 54, datë 5.2.2020 për dhënien me qira të pasurisë publike pa pritur përgjigjen e Forcës Detare. Procedurat e parashikuara nga VKM nr. 54, datë 5.2.2020 nuk parashikojnë prononcim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, por vetëm të Forcës Detare, si administratore e pronës. Komunikimi me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm është bërë nga Forca Detare për shkak të pronës nr. 696 (në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes).
Forca Detare nuk ka miratuar asnjë vendim të Ministrisë së mbrojtjes për këtë çështje dhe as projektvendimin e kthyer në VKM nr. 514, datë 1.7.2020.
2) Në shkesën e firmosur nga ish-Ministri i Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka thuhet se Forca Detare kanë miratuar dhënien me qira të pronave nr. 696, nr. 1271 dhe nr. 1272. Ky fakt nuk është i vërtetë. Forca Detare edhe në shkresën nr. 1762/3, datë 18.06.2020 shprehen qartë për këtë çështje dhe në të gjitha komunikimet kanë diferencuar trajtimin e pronës nr. 696 (në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes) nga nr. 1271 dhe nr. 1272, si dhe ka kërkuar ruajtjen e kapaciteteve operacionale të Forcës Detare nëpërmjet ndërtimit të një baze të re.
3) Si bazë ligjore për shkresën e ish-Ministrit të Mbrojtjes dhe ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm është VKM 54, datë 5.2.2014 për dhënien me qira të pronave shtetërore.
Pronat e FA në Planin e Përhapjes dhe Vendosjes, miratuar nga Presidenti i Republikës nuk janë thjesht prona publike, por kapacitete operacionale me karakter strategjik.
Çfarë thotë Vendimi nr. 10-15 i Gjykatës Kushtetuese
“26. Plani i vendosjes dhe përhapjes së FA-ve, që u referohet dispozita ligjore konkrete, është aspekt organizativ i drejtimit të FA-ve me karakter strategjik.”
Pra, VKM nr. 54, datë 5.2.2014, për dhënien me qira të pronave shtetërore nuk mund të jetë bazë ligjore për dhënien me qira të pronës nr. 696, “Baza Ndihmuese, Limion, Sarandë”, me sipërfaqe 39446 m², miratuar në Planon e Vendosjes dhe Përhapjes në vitin 2014. Prona duhet të trajtohej në përputhje me procedurën e vendimmarrjes, parashikuar nga ligji 64/2014 për pushtetet e drejrtmit dhe komandimit në FA.
Nëpërmjet dhënies me qira e pronës nr. 696, “Baza Ndihmuese, Limion, Sarandë”, me sipërfaqe 39446 m², është shmangur zbatimi i ligjit nr. 64/2014 “për pushtetet e drejtimit dhe komandimit në FA dhe është eliminuar një strukturë organizative me karakter strategjik për FA.



