Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka bërë thirrje për forcimin e marinës për shkak të rrezikut të luftës bërthamore në ujërat e saj.
Kështu bëri me dije media shtetërore këtë të martë, ndërsa Seuli, Uashingtoni dhe Tokio kryejnë stërvitje të përbashkëta detare.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut kritikoi rritjen e bashkëpunimit trepalësh midis Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë, njoftoi Agjencia zyrtare Koreane e Lajmeve, duke iu referuar samitit të fundit të Camp David ku SHBA Presidenti Joe Biden priti homologun e tij koreano-jugor Yoon Suk Yeol dhe kryeministrin japonez Kishida. Ishte hera e parë që liderët e tre vendeve takohen për një samit të pavarur.



