Maria Machado fiton Nobelin për Paqe

Maria Machado fiton Nobelin për Paqe

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen të këtij viti është politikanja venezueliane Maria Corina Machado. Ish-kandidatja për Presidente e Venezuelës dhe aktivistja e njohur udhëhoqi protestat kundër regjimit të Maduros.

 

Machado qëndron fshehur në Venezuelë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të cilat u konsideruan gjerësisht si të vjedhura nga ushëheqësi në detyrë. Me gjithë kërcënimet serioze për jetën, Machado ka qëndruar në shtetin e saj, një zgjedhje që ka frymëzuar miliona njerëz. 

 

Në vlerësimin e Komitetit të Nobelit theksohet se Machado njihet "për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës" dhe "përpjekjen e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci".

 

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, udhëhoqi një fushatë politike  për të fituar çmimin, por nominimet u mbyllën në janar, në fillim të mandatit të tij të dytë në detyrë.

 

Komiteti i Nobelit i kryesuar nga Jørgen Watne Frydnes vë në dukje se të punosh për demokraci në një vend si Venezuela është e rrezikshme. Ai shton se prej më shumë se 20 vitesh Machado Lufton për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke zgjedhur fletët e votimit, në vend të plumbave. 

 

Machado ka qenë një figurë kyçe unifikuese, shton kryetari i komitetit.

 

"Kjo është pikërisht ajo që qëndron në zemër të demokracisë, gatishmëria jonë e përbashkët për të mbrojtur parimet e sundimit popullor, edhe pse nuk pajtohemi. Në një kohë kur demokracia është nën kërcënim, është më e rëndësishme se kurrë të mbrohet kjo bazë e përbashkët."

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy