da'Sara /Intervista me Laura Nezha: Në festival ngjiten artistë të mjerë të cilët e konsiderojnë atë si të vetmen gjë artistike

da'Sara /Intervista me Laura Nezha: Në festival ngjiten artistë të mjerë të cilët e konsiderojnë atë si të vetmen gjë artistike

Në puntatën e radhës të “Dasara Show”, një nga të intervistuarat ka qenë aktorja dhe këngëtarja e njohur, Laura Nezha, e cila pavarësisht se daljet e saj si këngëtare i ka pasur vetëm në festival, duket se ka një pakënaqësi ndaj tyre.

Mbi të gjitha kam kuptuar që në festival ngjiten përgjithësisht njerëz ose artistë të mjerë të cilët e konsiderojnë atë si të vetmen gjë artistike të ciklit të tyre artistik vjetor…kjo e bën konkurencën shumë të vakët edhe në nivele shumë të ulëta. Për mua kjo është shumë e shëmtuar.

Paraqitjet e saj si aktore kanë qenë më të shumta se sa si këngëtare. Ndërkohë sa herë ka sjellë ndonjë projekt muzikor të ri e ka bërë me anë të pjesmarrjes në festivale. E pyetur nga Dasara në lidhje me këtë vendim ajo është përgjigjur:“Festivali duket sikur të kursen kohë, gjë të cilën unë nuk e kam, sepse here pas here vijnë projekte të reja në teatër dhe më ngelet vërtet shumë pak kohë. Mbase për njerëzit që na dëgjojnë është pak e vështirë ta kuptojnë sa shumë ne punojmë për një shfaqje një orë e gjysëm që japim në teatër…por janë prova të pafundme dhe më merr shumë kohë… dhe festivali mendohet si një zgjedhje më praktike ndoshta. Por në fakt festivali ka shumë stres dhe është i padrejtë!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy