Meçollari: Nuk kemi kufij detarë me Malin e Zi, na duhen negociata edhe me ta

Meçollari: Nuk kemi kufij detarë me Malin e Zi, na duhen negociata edhe me ta

Ish-komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, thotë se çështja e detit me Greqinë  nuk duhet të zgjidhet në gjykatë, por me negociata dypalëshe. Në studion e lajmeve të MCN TV, ai tha se rifillimi i negociatave të  lëna në mes në 2018 do të ishte më frutdhënës sesa shqyrtimi i çështjes nga gjykatat ndërkombëtare. 

 

Kemi hyrë në një spirale që mund të na dëmtojë. Dakordësia e 20 tetorit 2020 për të vajtur në Hagë është vendim politik. Por si do të shkohet atje është çështje teknike. Pyetjen e ka përcaktuar kryeministri në 20 tetor, ajo do të bëjë nul të gjitha dakordësitë që kemi arritur në 2018. Këtu ne mund të humbasim.  Pra, në vend që të vëmë vetullat, mund të nxjerrim sytë në gjykatë. 

 

Duhet të vijojmë negociatat e lëna në mes të vitit 2018. Palët shkojnë në gjykatë ndërkombëtare për mosdakordësi. Rruga më e mirë sipas meje është marrëveshja pdypalëshe dhe jo gjykata. Si do të shkohet në Hagë nuk e vendos kryeministri, e vendos grupi negociator. Politika po interferon në çështje teknike. Grupi negociator është teknik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy