Temperaturat me minus, njihuni me parashikimin e motit për sot

Temperaturat me minus, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë gjatë pjesës së parë të ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu dhe dëbore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet të kemi përmirësim gradual të kushteve të motit, duke bërë që territori të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e me shpejtësi mbi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa, në pjesën më të madhe do të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm, në Skandinavi dhe Lindje të kontinentit. Po ashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jenë pjesa me e madhe e Europës Qëndrore dhe Jugore.

Ndërsa Brigjet e detit të Zi dhe brigjet e Egjeut paraqiten me vranësira  dhe reshje të dendura shiu. Gjithashtu, gadishulli Iberik vijon me rrebeshe të shiut dhe erës së fortë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy