Topografia dhe personaliteti: Introvertë në male, ekstrovertë në fusha

Topografia dhe personaliteti: Introvertë në male, ekstrovertë në fusha

Introvertët preferojnë zonat malore. E kundërta ndodh me ekstrovertët që duan zona më të hapura.

Njerëzit që jetojnë në shtetet malore të SHBA-së janë më introvertë se sa amerikanët e tyre në shtetet më të sheshta. Lidhja kurioze midis topografisë dhe personalitetit del në një artikull të botuar në  Journal of Research in Personality, disa vite më parë.

Artikulli, i titulluar "Personaliteti dhe gjeografia: Introvertët preferojnë malet", përmban një grafik, që lidh ndryshimin e lartësisë me të dhënat e personalitetit në shkallë të gjerë nga të 50 shtetet dhe D.C.

Në funksion të studimit, të dhënat janë mbledhur për shtetet e Amerikës.  

Alaska, deri tani shteti më malor, është ndër më introvertet – paraprirë vetëm nga Maryland dhe New Hampshire. Dakota e Veriut, shteti më ekstrovert i Amerikës, është gjithashtu një nga shtetet e saj më të sheshta. Nënkampionët e ekstroversionit, Wisconsin dhe D.C. janë gjithashtu pothuajse të sheshta.

Grafiku nuk shpjegon nëse njerëzit bëhen introvertë në një shtet malor, apo introvertët në shtetin e sheshtë kanë një tendencë për t'u drejtuar drejt pjesëve kodrinore të vendit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy