Konflikti Izrael- Palestinë/ Brahaj: Retorikat e Erdogan për konsum të brendshëm politik, armëpushimi i largët

Konflikti Izrael- Palestinë/ Brahaj: Retorikat e Erdogan për konsum të brendshëm politik, armëpushimi i largët

Në një lidhje skype me ‘MCN Live’ gazetari Sokol Brahaj ka komentuar lidhur me qëndrimin e Turqisë për konfliktin Izrael-Palestinë si dhe thirrjet për armëpushim.

Ai tha se po flitet për një marrëveshje mes dy vendeve, por që retorikat e Erdogan janë më shumë për konsum të brendshëm politik. Sipas tij, pauza humanitare është mbi të gjitha, ndërsa theksoi se armëpushimi është shumë i largët.

Mediat ndërkombëtare që dje po paralajmërojnë për një pushim 4 ditor, një pauzë ku do të shkëmbehen dhe 50 pengjet që Hamasi ka marrë dhe janë kryesisht gra dhe fëmijë. Po ashtu dhe nga Izraeli ata do të jenë 150, por nëse shohim të gjithë situatën në lindjen e mesme gjendja është shumë e tensionuar në këto 46 ditë dhe nëse e shohim origjinën e kësaj lufte marrëveshje të tilla është e vështirë të mund të zbatohen por gjithsesi për të dyja anët dhe kryesisht pengjet pritet një dritë jeshile. Kryesisht vendet arabe por dhe Turqia është duke bërë të pamundur që kjo të realizohet. Pengjet nuk duhen prekur dhe duhen liruar sipas rregullave të lojës.

I pyetur se ciat janë aktualisht marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Telavivm, Brahaj tha se në fakt kjo histori pas sulmit terrorist të Hamasit në Izrael atë ditë Erdogan ishte shumë i përmbajtur me mesazhet e tij duke mos u treguar aq agresiv sa në ditët në vazhdim.

Sipas tij, kur Erdogan mori rolin e paqebërësit duke mos arritur të marrë atë rol në lindjen e mesme filloi retorikat që i përdor më shumë për konsum të brendshëm politik.

Gjëja kryesore për Erdogan ishte vizita e tij në Gjermani ishte e rëndësishme sepse ishte hera e parë që ai ftohej nga një shtet bilateral pas kaq kohësh. Kjo vizitë i ngrohi dhe më shumë marrëdhëniet me Telaviv. Por në fakt duhet thënë se pauza humanitare është mbi të gjitha dhe duhet të jetë. Dhe Franca, Turqia dhe disa ministra të Anglisë dhe shumë vendeve të tjera janë shprehur për një armëpushim, por kjo është e vështirë të thuhet duke parë rrënjët e krizës.

Izraeli është betuar se pa shkulur të gjithë rrënjët e Hamasit mund të themi se ndoshta një armëpushim do të jetë shumë i largët ndoshta deri verën tjetër. Marrëdhëniet e Ankarasë me Telaviv janë në nivelin më të lartë. Turqia ambasadën konsullatën i ka të gjitha të hapura në Telaviv. Për këtë Turqia dhe pse është vend mysliman dhe Erdogan shprehet pro Hamasit, Turqia që në krijimin e këtij problemi ka pasur në synim krijimin e dy shteteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy