Ç’do ndodhë në Kavajë në 7 maj? Policia ngre duart lartë: Nëse prishet rendi…

Ç’do ndodhë në Kavajë në 7 maj? Policia ngre duart lartë: Nëse prishet rendi…

Vetëm një javë nga zgjedhjet për bashkinë në Kavajë, policia nuk e gjen të përcaktuar në ligj mënyrën sesi duhet të veprojë për t’i monitoruar ato, referuar faktit që edhe opozita ka bërë thirrje për të protestuar pikërisht në ditën e zgjedhjeve.

Në Kodin Zgjedhor ndalohet mbajtja e tubimeve gjatë ditës së zgjedhjeve megjithatë kreu i opozitës Lulëzim Basha e ka bërë të qartë se këto zgjedhje do të “pengohen” nga një protestë e opozitës.

Referuar Kodit Zgjedhor, gjatë mbajtjes së zgjedhjeve, policia duhet të qëndrojë e grumbulluar në komisariate dhe mund të ndërhyjë vetëm me kërkesë me shkrim nëse ndonjë KZAZ ka nevojë për mbështetjen e saj.

Kërkesa për ndërhyrjen e policisë duhet të mbajë firmat e 3 komisionerëve.

Por, nëse më 7 maj mbahet protesta e paralajmëruar e opozitës në Kavajë, policisë i duhet të dalë në terren për të ruajtur rendin dhe sigurinë, duke shkelur Kodin Zgjedhor, që ia ndalon daljen në terren ditën e zgjedhjeve.

Në këtë situatë “BalkanWeb” mëson se policia ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë, e cila duhet të shqytojë materialet e referuara para ditës së zgjedhjeve. 

Ndërkaq policia e Tiranës ka referuar në Prokurori materialet për kreun e opozitës Lulëzim Basha me akuzën e “thirrjes publike për veprime të dhunshme” dhe “pengim të subjekteve zgjedhore” në bashkëpunim.

Prokurorisë i janë vënë në dispozicion edhe pamje filmike ku kreu i opozitës lajmëron mbajtjen e kësaj proteste.

Sipas policisë “pengimi i subjekteve zgjedhore” parashikohen si krim kundër rendit Kushtetues dhe ka një penalitet nga gjoba deri në tre vjet burg për individë të caktuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy