Çarçani: Shqipëria i ka mundësitë të shkojë në Europian, shorti i buzëqeshi kuqezinjve

Çarçani: Shqipëria i ka mundësitë të shkojë në Europian, shorti i buzëqeshi kuqezinjve

Gazetari i sportit, Gerti Çarçani, ka folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, por shortin e kualifikueseve të Europianit, që vendosi Shqipërinë në Grupin E, me kombëtare si Polonia, Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.

Çarçani deklaroi se grupi është i kalueshëm dhe Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të shkuar në Euro 2024.

Duke komentuar deklaratën e Rejës, që tha se do të luajmë për vendin e dytë, Çarçani u shpreh se trajneri me shumë mundësi nuk do e  drejtojë Shqipërinë në këtë eliminatore.

Shorti i buzëqeshi Kombëtares, por futbolli ka treguar se nuk ka skuadra të lehta., Gjithë ditën është folur se luftën e kemi me Çekinë. Mund të kishim rënë në një grup me Italinë dhe Anglinë, ku do të luanim vetëm për të kënaqur tifozët. Ashtu siç mendojmë ne që e kemi luftën me Çekinë, ashtu mendon edhe Moldavia me Ishujt Farie, te cilat mendojnë se e kanë luftën me ne.

Reja tha se Polonia e ka të sigurt vendin e parë, por ai nuk e ka të sigurt se do të jetë në stolin e Shqipërisë. Ai bëri një analizë të momentit. Në gojën e trajnerit nuk duhet të përmendet skuadra më e fortë. Reja e shikon Poloninë të diferencuar. Ndoshta këto eliminatore, do të drejtohen nga një trajner tjetër te Shqipëria. Kemi shmangur rivalë të vështirë në këto eliminatore.

Kemi mundësinë maksimale për të përsëritur triumfin e 2016. Kundërshtarët janë sa të fortë edhe të kalueshëm. Ajo që iku, iku në Ligën e Kombeve. Mundësitë janë më të mëdha për të shkuar në Europian. Duhet sa më shumë suport dhe sa më pak helm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy