Takimi në Bruksel, Rama: Hap drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Uroj që askush të mos e akuzojë Kurtin për tradhti

Takimi në Bruksel, Rama: Hap drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Uroj që askush të mos e akuzojë Kurtin për tradhti

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me takimin e mbajtur të hënën në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandr Vuçiç.

Ai thotë se paqja dhe bashkëpunimi janë kyçe për të ardhmen që u detyrohet fëmijëve në rajonin e shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit.

Në vijim deklaron se e mirëpret pëlqimin e të dy palëve për Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe inkurajoj fuqishëm të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë

. Për paqen dhe bashkëpunimin Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtar i vendosur dhe një model.

Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën.

Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke u hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes.

Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy