Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, thotë se reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, por po ecën hap pas hapi.
Kim është takuar sot me drejtoreshën e BKH-së, Aida Hajnaj, si dhe shefin e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, gjatë vizitës në zyrat e reja të SPAK.
Kim e sheh zbatimin e reformës si kusht për tërheqjen e investimeve të huaja.
“U takova sot me drejtoreshën e BKH, Hajnaj, dhe shefin e Gjykatës së Posaçme, Kraja, për të përsëritur mbështetjen e fortë për SPAK-un. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që njerëzit e Shqipërisë të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja”, shkruan ambasadorja Kim.



