
Kandidati për kryetar bashkie në Elbasan, Luciano Boçi në MCN Live ka komentuar lidhur me fushatën për zgjedhjet e 14 majit ku u shprehet se situata ëhstë frymëzuese dhe se ka një horizont mikpritës. Ai tha se qytetarët duan ndryshimin pasi janë lodhur me të kaluarën dhe nga politika dhe duan të shohin diçka konkrete dhe njerëzore në mënyrën se si zgjidhet bashkia.
Modeli që po ndjek është shumë kapilare dhe takimet në publik, takimet e tryezave me ekspertë. Takimet kapilare janë të vogla dhe me individë të caktuar që kanë peshë, takime me ekspertë për lançimin e programit dhe njëkohësisht takimet publike për të përçuar të gjithë mesazhet në të gjitha zonat e caktuara. Zgjedhjet vendore kanë në thelb zgjedhjen e individit, figurës që do punojë për ta. Këtë kam kërkuar dhe përgjatë prononcimeve të mia Tv dhe takime me qytetarët dhe thirrja ime e vazhdueshme ka qenë ndaj qytetarëve që pavarësisht historive të tyre politike ne sot kemi në duar fatin e qytetit dhe të atyre që mendojnë majtas, djathtas, por dhe atyre që besojnë në qendër.
Më tej ai u shpreh se bashkia, është përfaqësuesi ligjor i mbrojtjes së të drejtave të gjithë qytetarëve brenda territorit të tij.
Unë s’kam luftë me Ramën, as Berisha me Ramën, as Rama me Metën, ne jemi në një betejë për ti dhënë frymëmarrje qytetit, të jetë një qytet që ka atraksione turistike dhe ekonomike dhe të ketë një jetë që të gjithë e kërkojnë në shtëpinë e tyre, oborrin e tyre por dhe në qytetin e tyre.
I pyetur nëse reflektohet njëlloj problemi i ndarjes së PD nga qendra në bazë, si shihet bashkëpunimi me Metën i demokratëve, Boçi tha se nëse hymë në pjesën e ligjërimit politik ajo ka dy elementë kryesorë, maxhorancën dhe opozitën dhe se ‘lufta’ e tyre është përballë qeverisë.
Opozita janë të gjitha forcat politike që janë në betejë me maxhorancën dhe sepse opozita gjithmonë është alternativë. Aftësia e një opozite nuk është që ajo të diferencojë vetveten duke prevaluar një forcë nga tjetra, opozita unifikohet në çdo bazë dhe kohë. Unifikohet dhe kuptohet që unë jam kandidati i opozitës dhe duke qenë ky kandidat jam kandidati i PD, i PL, Legalitetit dhe i qytetarëve. Gara ime nuk është politike, por qytetare. Deri në momentin që unë u propozova dhe u mbështeta nga spektri i partive opozitare në momentin e daljes jam qytetari Luçiano Boçi që vijë nga Elbasani dhe kandidoj me kontributin tim për të qenë një qytetar drejtues për interesat e qytetarëve. Ne jemi tek hallet e qytetarëve, tek ndriçimi, mungesa e artit, sporti, mosmbështetja e të rinjve dhe shumë elementë të tjerë që lidhen me përditshmërinë e qytetarëve politika e madhe le të vazhdojë të thërrasë ne do bëjmë punën tonë që shërbimi ynë të shkojë te çdo qytetarë. Luftën politike unë e bëj me fjalor politik dhe faktet i kam fakte.



