
Shefi ekzekutiv i makinës gjermane "Audi", Rupert Stadler, është arrestuar në lidhje me një hetim mbi skandalin e emetimeve të naftës.
Një zëdhënës i Volkswagen, i cili zotëron edhe kompanin e makinave Audi, konfirmoi se Standler është ndaluar nga autoritetet.
Prokurorët e Mynihut thanë se kishin vepruar shpejt për shkak të rrezikut që Stadler mund të zhdukte provat. Ata shtuan se do të merret në pyetje nga e mërkura, pasi ai të kishte folur me avokatët e tij.
Skandali shpërtheu tre vjet më parë, kur doli se makinat ishin pajisur me pajisje të dizajnuara për të mashtruar testet e emetimeve.
Pajisjet u gjetën fillimisht në makinat e VW, por dega e saj Audi gjithashtu ka qenë e përfshirë në skandalin.
Muajin e kaluar, ajo pranoi se 60.000 modele të tjetër A6 dhe A7 me motorë me naftë kanë problemet me çështje të softuerit të shkarkimit.

I ashtuquajturi 'skandali i 'emetimeve të naftës' doli në dritë në shtator 2015.
Volkswagen pranoi se rreth 600 000 makina të shitura në SHBA ishin pajisur me "pajisje humbjeje" të dizajnuara për të anashkaluar testet e shkarkimeve.
Prodhuesi i makinave tha se kishte instaluar softuer në 11 milionë makina diesel në mbarë botën që d.m.th. kur ato testoheshin, ulnin emetimet e tyre.
Pa testuar, niveli i shkarkimeve në praktikë do të ishte shumë më i lartë - deri në 40 herë më të këqija sesa ato të regjistruara në kushte laboratorike.



