Austria po shkon drejt mbylljes totale.
Njoftimi pritet nesër pasdite në një konferencë shtypi të kancelarit Sebastian Kurz.
Pothuajse dy javë pas të ashtuquajturës karantinë të butë, me një orar kufizimi në mbrëmje, infeksionet vazhdojnë të rriten, me mbi 9 000 raste të reja në ditë.
Sipas të përditshmes “Der Standard”, po shqyrtohet mbyllja e të gjitha bizneseve jo-thelbësore, ndërsa qeveria aktualisht po merr në konsideratë edhe mbylljen e kopshteve dhe shkollave fillore.



