Bllokimi i aksit Librazhd–Pogradec/ Shoqëria civile në Korçë proteston, mungojnë bizneset

Bllokimi i aksit Librazhd–Pogradec/ Shoqëria civile në Korçë proteston, mungojnë bizneset

Sot, përfaqësues të shoqërisë civile organizuan një protestë paqësore para Bashkisë së Korçës, duke kërkuar zgjidhjen urgjente të bllokimit prej 10 ditësh të aksit Librazhd–Pogradec.

 

Gazetarja Elsa Xhindole bëri me dije se ata kërkuan që rruga alternative të hapet sa më shpejt dhe të ulen kostot, teksa theksoi se ajo që binte në sy ishte mungesa e bizneseve të cilat janë dhe më të prekurat e kësaj situate.

 

Një protestë nga përfaqësues të shoqërisë civile u zhvillua sot para Bashkisë së Korçës për shkak të bllokimit prej 10 ditësh të aksit Librazhd–Pogradec. Ata kërkuan që rruga alternative të hapet sa më shpejt dhe të ulen kostot, të cilat për shkak të ndryshimeve rrugore kanë pësuar rritje. 

 

Një aspekt i rëndësishëm i kësaj proteste ishte mungesa e bizneseve, të cilat janë më të prekurat nga situata e krijuar; vetëm brenda 10 ditëve kanë pasur deri në 80% të anulimeve të hoteleve dhe restoranteve, por megjithatë nuk kanë qenë prezentë në protestë. Ishte një protestë paqësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy