Shuhen flakët në Llogara, por ndërkohë zjarri në Dajt vijon të jetë shqetësues. Sipas emergjencave civile, vatrat e zjarrit në malin e Dajtit rrezikuan teleferikun dhe gardën, teksa u janë afruar edhe antenave. Ndërkohë që në Pogradec është plagosur punonjësi I bashkisë gjatë tentativës për shuarjen e flakëve.



