Dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Prokuroria kërkon sekuestrimin e 14 pasurive

Dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Prokuroria kërkon sekuestrimin e 14 pasurive

Prokuroria Tiranë kërkon sekuestrimin e 14 pasurive të shtetasit Ervis Hysa, 27 vjeç, me dyshime se rrjedhin nga veprimtari kriminale. 

Ai ishte arrestuar në vitin 2021, ku u dënua me 1 vit e 4 muaj burgim me vendim të prerë nga Gjykata e Apelit për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. 

NJOFTIMI

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive të shtetasit E.H., bazuar në ligjin “Për Parandalimin dhe goditjen e Krimit të Organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë", i ndryshuar. 
Shtetasi E.H., është arrestuar nga Drejtoria vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj per veprën penale “Shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal. 
Referuar pozitës kriminale në ngarkim të shtetasit E.H., paraprakisht janë identifikuar pasuritë të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike, si dhe dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria kriminale. 
Duke vlerësuar se ka të dhëna të mjaftueshme që vërtetojnë aktivitetin kriminal të shtetasit E.H.,i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal dhe pasuritë janë vendosur pas dënimit; dhe duke vlerësuar se është vërtetuar që këto pasuri objekt hetimi pasuror nuk kanë prejardhje të ligjshme, prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

1.    Ndërtesë ndodhur në zonën kadastrale 2884, me nr.Pasurie 1302/16-ND2, me sipërfaqe 147.8 m2, me adresë Paskuqan; 

2.    Apartament në pronësi të shtetases F. H., me sipërfaqe 105.2 m2, me adresë në Yzberisht, Tiranë;

3.    Pasuria në emër të shtetases F.H., pasuri e llojit "garazh" me sipërfaqe 18.6 m2;

4.    Sipas kontratë sipërmarrje 9 vende parkime në godinën e banimit në rrugën "Ish-Fusha e Aviacionit" dhe rruga e "Dafinave", Njësia Administrative Nr. 7, Tiranë, si vijon,

1) Vend parkim me nr. P41, ndodhur në katin nëntokë të godinës. 
2) Vend parkim me nr. P42, ndodhur në katin nëntokë të godinës. 
3) Vend parkim me nr. P43, ndodhur në katin nëntokë të godinës. 
4) Vend parkim me nr. P44, ndodhur në katin nëntokë të godinës. 
5) Vend parkim me nr. P45, ndodhur në katin nëntokë të godinës. 
6) Vend parkim me nr. P46, ndodhur në katin nëntokë të godinës. 
7) Vend parkim me nr. P47, ndodhur në katin nëntokë të godinës. 
8) Vend parkim me nr. P48, ndodhur në katin nëntokë të godinës. 
9) Vend parkim me nr. P49, ndodhur në katin nëntokë të godinës. 
 
5.    Automjeti në pronësi te shtetasit S.H., marka Toyota, tip Yaris;

6.    Automjeti në pronësi të shtetases F. H., marka BMW.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy