
Opozita maqedonase dhe ajo shqiptare në Maqedoninë e Veriut do të dalin bashkë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptare dhe Alternative kanë arritur një koalicion parazgjedhor, me të cilin synojnë të dalin në zgjedhje përballë asaj që e kanë cilësuar “krimi dhe korrupsioni i Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)”.
Koalicioni parazgjedhor mes VMRO DPMNE-së me opozitën shqiptare shënon koalicionin e parë parazgjedhor të kësaj partie me partitë shqiptare.
Ajo ka bërë koalicioni me partitë shqiptare, por vetëm pas zgjedhjeve dhe atë për formimin e qeverisë.
Për dallim nga VMRO-ja, partia tjetër maqedonase në pushtet LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, në zgjedhjet e fundit lokale ishte në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) që drejtohet nga Ali Ahmeti.
Koalicioni mes opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase nga LSDM-ja është vlerësuar si “koalicion i frikës”.



