Nisma e presidentit kundër blerjes së votës, Nano: Meta po tregohet më katolik se Papa

Nisma e presidentit kundër blerjes së votës, Nano: Meta po tregohet më katolik se Papa

Vetëm pak ditë më parë presidenti Ilir Meta shpalli nismën “Denonco krimin zgjedhor” kundër blerjes së votës.

Por lidhur me këtë nismë analisti Mustafa Nano i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV tha se kjo nuk është një betejë për presidentin.

Ai u shpreh se siguria për votën është evidente tashmë dhe se “Meta po tregohet më katolik se Papa”. “Qytetarët përfaqësohen më mirë nga opozita dhe maxhoranca se sa presidenti. Kjo përpjekje e tij për t’u dukur më katolik se Papa më bën çudi”, shtoi Nano.

Po ashtu kontestimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për fletën e votimit të zgjedhjeve të 25 prillit, analisti i ka cilësuar si diskutim “e lagu se lagu”.

Intervista e Mustafa Nanos në studion e MCN TV:

Zoti Nano si e komentoni debatin mbi fletën e votimit, shumë e vështirë për të arritur një konsensus?

Nano: Që në krye të herës nuk më është dukur diskutim për t’u bërë, është një diskutim e lagu se lagu, nuk gjej dot shpjegim tjetër. PS këmbëngul tek numrat dhe PD tek emrat. Më krijohet ideja që PS i ka më të sofistikuar votuesit.  Por gjithsesi mendoj se votuesit do të kenë të fiksuar edhe emrin edhe numrin para se të shkojnë të votojnë.

A ka qenë nën presion Celibashi?

Nano: Përderisa ka marrë këtë vendim do të thotë se nuk ka qenë nën presion. Versioni që propozon PD e bën fletën më të madhe.

Para pak ditësh presidenti Meta shpalli nismën “Denonco krimin zgjedhor” që sipas tij nënkupton blerjen e votës. A është kjo një alibi për atë që mund të ndodhë pas zgjedhjeve, pra që opozita dhe presidenti të mos pranojnë rezultatin nëse do jetë në disfavor të tyre?

Nano: Unë jam i prirur ta shoh si shqetësim blerjen e votës, por mund të jetë edhe alibi. Kjo nuk është një lojë për presidentin. Në terma moralë kjo i përgjigjet shqetësimit të njerëzve, por kjo nuk është një betejë për presidentin. Siguria për votën është evidente tani, ai po tregohet më katolik se papa. Qytetarët përfaqësohen më mirë nga opozita dhe maxhoranca se sa presidenti. Kjo përpjekje e tij për t’u dukur më katolik se papa më bën çudi, nuk di.

A nënkupton kjo mungesë besimi ndaj institucioneve si OSBE-ODIHR që monitorojnë zgjedhjet?

Nano: Ne deri tani kemi presidentin që po e mban gjallë këtë diskutim. Ka disa muaj që opozita nuk ka prononcime për këtë gjë. Ai mendon se e ka blinduar këtë gjë, presidenti që ecën në këto rrethana duket sikur nuk ecën në të njëjtët binarë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy