Avioni bën ulje emergjente dhe del jashtë piste, plagosen 6 pasagjerë (VIDEO)

Avioni bën ulje emergjente dhe del jashtë piste, plagosen 6 pasagjerë (VIDEO)

Një aeroplan i Boeing 757 ka rënë aksidentalisht në aeroportin e Guajana pas ngritjes, duke lënë gjashtë të plagosur.

Sipas mediave të huaja, aeroplani i Fly Jamaica, i cili ishte nisur për Toronto, pësoi një problem hidraulik dhjetë minuta pas largimit nga aeroporti Georgetown në orën 2.10 dhe duhej të kthehej prapa përsëri.

Ndërsa po bënte uljen emergjente, aeroplani u përplas pasi vërshoi drejt pistës por nuk arriti të ndalojë dhe u përplas me një pengesë të madhe rëre.

Shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të nxirrin nga aeroplani të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

6 pasagjerë mbetën të plagosur, por lëndimet e udhëtarëve nuk janë kërcënuese për jetën.

Në Boeing 757 ndodheshin më shumë se 120 persona në bord. Pas incidentit, aeroporti u mbyll, por më vonë u hap përsëri.

Një aksident i tillë vjen dy javë pasi një tjetër aeroplan Boeing u rrëzua në oqean jashtë brigjeve të Xhakartas, Indonezi, duke vrarë të gjithë 189 pasagjerët dhe ekuipazhin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy