Basha e akuzoi si “shërbëtor i Shullazit”, reagon deputeti i ri socialist

Basha e akuzoi si “shërbëtor i Shullazit”, reagon deputeti i ri socialist

Deputeti i ri socialist, Jurgis Çyrbja, ka reaguar pasi kryetari i ngrirë i PD-së, Lulzim Basha e quajti shërbëtor të Emiljano Shullazit, fill pasi dëshmoi në gjyqin e këtij të fundit.

Çyrbja i kujton Bashës Rrugën e Kombit dhe marrëveshjen e deti me Greqinë, ndërsa shton se ishte pikërisht Shullazi dhe “të tijët” ata që i kanë mbrojtur votat në Farkë Lulzim Bashës.

“I nderuar Z. 21 janari, shitës i territorit shqiptar, hajdut i 350 milion eurove të rrugës së autostradës Rrëshen-Morinë. Unë jam marrë si dëshmitar për të dëshmuar kundrejt një cështje që ka të bëjë me një pronë, e cila është marrë forcërisht nga disa individë, të cilët sot ndiqen penalisht. Në dëshminë time në asnjë moment nuk është mbrojtur askush, përvec deklarimit të së vërtetës. Z. Humbës, e dimë të gjithë që nga dëshpërimi njëriu bën gjithcka, por unë nuk jam adresa se ku mund të hedhesh dëshpërimin tënd. I mbytur nga dështimet e tua kërkon të kapesh pas shkumës. Jo zotëri, se sot për ata qe ti po flet dikur i kishe në krahun tënd dhe të mbronin votat në Farkë e gjetkë që ju zotëri dështimi i dini shumë mire! Ti nuk mund të hedhësh baltë mbi emrin tim sepse vetë je i zhytur i tëri në llum”, thotë Çyrbja për BalkanËeb.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy