Australia po përballet me një periudhë tejet të vështirë, për shkak të numrit të madh të kuajve të egër në vend të njohur si Brumbies.
Numërohen rreth 19 mijë prej tyre në Parkun Kombëtar Kosciuszko, në juglindje të vendit, dhe autoritetet shtetërore të Uellsit të Ri Jugor duan të zvogëlojnë në mënyrë të konsiderueshme numrin e tyre.
Qëllimi është që deri në mesin e vitit 2027 të mbeten vetëm 3000 ekzemplarë. Por për të bërë diçka të tillë, do të përdoren metoda mizore.
Ata do të vriten me të shtëna pushke në zemër dhe kokë duke u qëlluar nga bordi i helikopterëve në fluturim.
Autoritetet në mbrojtje të faunës dhe florës e dinë se kjo është një masë ekstreme dhe shumë e papëlqyeshme, por besojnë se është e domosdoshme.
“Speciet vendase janë në prag të zhdukjes dhe i gjithë ekosistemi është i kërcënuar nga numri i tepërt i kuajve të egër”, tha ministrja e Mjedisit e Uellsit të Ri Jugor, Penny Sharpe, sipas së cilës nuk mjafton më eliminimi nga në tokë me armë zjarri ose kurthe, siç po ndodh tani.
Nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë, askush nuk do të donte të vriste kuajt e egër.
Metoda e “përzgjedhjes” së helikopterit ishte përdorur për një periudhë të shkurtër edhe në vitin 2000, kur më shumë se 600 ekzemplarë u vranë brenda tre ditëve, por autoritetet lokale më vonë u tërhoqën përballë rebelimit publik.
Kundërshtarët e vrasjes theksojnë se kuajt janë pjesë e identitetit kombëtar të Australisë.
Kuajt Brumbies u lëvduan nga poeti dhe gazetari Banjo Paterson (1864-1941), i famshëm për glorifikimin e Australisë rurale.
Madje një ekip regbi nga kryeqyteti Canberra njihet edhe si “Brumbies”.



