Japonia vendos sanksione kundër 17 oligarkëve rusë

Japonia vendos sanksione kundër 17 oligarkëve rusë

Qeveria e Japonisë vendosi sanksione personale ndaj 17 oligarkëve rusë për situatën në Ukrainë, njoftoi të martën Ministria e Jashtme japoneze.

Sipas informacioneve të publikuara, lista e re e sanksioneve përfshin 11 ligjvënës të Dumës së Shtetit, duke përfshirë kreun e fraksionit të Partisë Komuniste Genadi Zyuganov, pronarin e Renova, Viktor Vekselberg dhe disa të afërm të bankierit Yuri Kovalchuk.

Me sanksionet e fundit, rritet numri i qytetarëve rusë të goditur nga sanksionet japoneze, shifër kjo që shkon në 65. Sanksionet përfshijnë, ndër të tjera, ngrirjen e aseteve të tyre në Japoni dhe ndalimin e kompanive japoneze për të kryer marrëveshje financiare me ta.

Më parë, Japonia vendosi sanksione eksporti kundër 49 kompanive ruse, duke përfshirë Rosoboronexport, Rostec, Shërbimin Federal të Sigurisë dhe Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme. Japonia ngriu gjithashtu aktivet e Otkrytiye bank, Novikombank, Sovkombank, VTB bank, Rossiya bank, Promsvyazbank dhe VEB.RF. Japonia ndaloi eksportin e pajisjeve për nxjerrjen e naftës dhe gjysmëpërçuesve. Ndër të tjera, Japonia vendosi sanksione personale kundër presidentit rus Vladimir Putin, zëvendëskryetarit të Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev, Ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov, Sekretarit të Këshillit të Sigurimit Nikolay Patrushev, Ministrit të Mbrojtjes Sergej Shoigu dhe kreut të Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy