Aktorja e njohur italiane Monica Bellucci deklaroi gjatë një intervistë për gazetën turke “Hurriyet” se do t’i pëlqente të jetonte në Stamboll.
“Në të ardhmen mund të transferohem në Stamboll”, tha Bellucci për median turke, ndërkohë që kaloi disa ditë në qytetin pranë Bosforit ku pranoi një shfaqe teatrale mbi Maria Callas.
“Ndonëse ishte një vizitë e shkurtër, ndjeva se ky është një qytet për të jetuar. Do të kthehem patjetër për një udhëtim më të gjatë", tha ylli i kinematografisë italiane.



