
Presidenti Donald Trump paralajmëroi Iranin të mërkurën që "të tregohet i kujdesshëm me kërcënimet" pasi presidenti iranian Hassan Rouhani tha se vendi do të rritë pasurimin e uraniumit përtej kufirit të vendosur në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
"Irani ka lëshuar një paralajmërim të ri. Rouhani thotë se ata do ta pasurojnë uraniumin për 'çdo sasi që duam' nëse nuk ka marrëveshje të re bërthamore”, tha Trump në Twitter.
"Ki kujdes me kërcënimet, Iran. Ato mund të kthehen e të të kafshojnë, ashtu si askush nuk të ka kafshuar më parë!", tha ai. /Reuters/



