Borxhet e lëna për shtetin nga inceneratorët. Arapi: Llogaritë ishin boshatisur. Tabaku: Kanë marrë miliona dhe kërkojnë ende.

Borxhet e lëna për shtetin nga inceneratorët. Arapi: Llogaritë ishin boshatisur. Tabaku: Kanë marrë miliona dhe kërkojnë ende.

Administatrori i caktuar nga shteti për inceneratorin e Fierit, Farudin Arapi thotë se në momentin që ka marrë në administrim veprën nuk ka gjetur asnjë qindarkë në llogari.

Gjendja financiare e llogarive bankare të shoqërisë por edhe të llogarive te individëve të cilët sot janë nën hetim nuk ka patur asnjë vlerë fondesh financiare.” thotë ai.

Zoti Arapi në atë kohë ka ardhur dhe raportuar për shëndetin financiar të kompanisë në Komisionin Hetimor . Pyetjet kanë qënë a ka kompania borxhe? Personat janë në kërkim a i kanë lënë këto persona borxhe kompanisë ? Përgjigja ka qënë jo, nuk ka asnjë borxh kompania ndërkohë që flasim. Në kemi nëvojë vetëm për blerjen e materialeve dhe solucioneve  për t’a vendosur impiantin në punë. Tani na thuhet ndryshe”, thotë deputetja e partisë Demokratike Jorida Tabaku.

Tabaku kundërshton dhe kërkesën që ka bërë administratori i caktuar gjykata për të alokuar nga buxheti dhe këstet e mbetura të Fierit në vlerë 3 milion euro që impianti të mbarojë.

Për mua është çudi që të marr vesh tashmë që inceneratorit të Fierit i duhen edhe 3 milion euro. Administratori i inceneratorit të Fierit ishte dëshmitari më i vështirë për t’u pyetur sepse për cdo gjë që pyetej thoshte që nuk e mbaj mend.” thotë ajo.

Ky fond investimi që kërkojmë është një vlerë relativisht e vogël, nuk është në ato përqindjet e mëdhaja. Mund të jetë deri në vlerën e  3 milion eurove afërsisht për të realizuar zbatim të kontratës së koncesionit. Buxheti deri tani ka financuar 67 këste kanë mbëtur 5 këstet e fundit që përbejnë pothuajse këtë vlerë , Kjo është hallka e parë që në insistojmë për të zbatuar një kontratë” thotë Farudin Arapi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy