H&M nis prodhimin e veshjeve me rroba të vjetra

H&M nis prodhimin e veshjeve me rroba të vjetra

H&M ka nisur prodhimin e veshjeve me rroba të ricikluara. Kjo është hera e parë që që një kompani veshjesh krijon veshje të reja nga riciklimi i veshjeve të vjetra dhe i shet. Veshja e parë që është shitur ka qenë një fustan i realizuar me copën e një palë xhinseve të vjetra.

Gjithçka ka nisur në kohën e karantinës dhe duket si një revolucion në fushën e modës.

“Kjo është shumë domethënëse. H&M është duke vepruar i pari me këtë metodë”, tha mark Sumner, akademik në Universitetin e Modës në Leeds.

“Ky është padyshim një hap i rëndësishëm në rrugën drejt veshjeve të riciklueshme”, shtoi Francois Souchet, nga Ellen MacArthur.

Sipas tij, veshjet e krijuara nga fibrat e rrobave të riciklueshme mund të kthehen në një metodë të zakonshme në rrugën e modës, risi që mund të bëhet shkak edhe për çmime më të lira.

Ne kemi vërtetuar se riciklimi i tekstilit në tekstil mund të bëhet”, tha Patrik Lundström, shefi ekzekutiv i rinovimit, ndërmarrja e Stokholmit për H&M.

Ndërkohë, H&M ka investuar disa milion paund në Worn Again Technologies të Britanisë, e cila po kërkon të shkojë një hap më tej në revolucionin e riciklimit, duke zhvilluar një teknikë të re për të veçuar dhe ricikluar përzierjet e veshjeve të pambukut dhe poliesterit për herë të parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy