E braktisur mes pishave, policia gjen një gomone në Fier

E braktisur mes pishave, policia gjen një gomone në Fier

Policia në Vlorë ka sekuestruar një gomone 10 metra i gjatë me dy motorë, që dyshohet se do trafikonte drogë.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se në bashkëpunim me Delta Forcë në kuadër të parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në zonat dhe territoret me risk në të cilat dyshohet se mund të trafikohet lëndë narkotike.

Sipas policisë, gomonia e braktisur u gjet e fshehur ne Pishporo dhe është pikasur nga policia kufitare e Vlorës gjatë kontrollit mes zonës së Vlorës dhe Fierit. 

"Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e sotme në vendin e quajtur Pishpore, Fier, midis pishave është konstatuar i fshehur një mjet lundrues tip gomone, i cili dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve drejtim Italisë", thuhet në deklaratën e policisë.

Nga verfikmet ka rezultuar se ky mjet është i pamatrikulluar dhe me numrat e motorve të fshirë.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar pronarin e gomones. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy