Trump në Samitin e NATO-s. Takon Juncker, Tusk dhe Macron

Trump në Samitin e NATO-s. Takon Juncker, Tusk dhe Macron

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Bruksel, ku pritet të zhvillojë takime me zyrtare të lartë të Bashkimit Europian si dhe do të marrë pjesë në samitin e liderëve të vendeve antare të NATO-s.

Lideri i Shteteve të Bashkuara mbërriti në kryeqytetin belg pasditen e sotme, ndërsa u prit në aeroport nga Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel.

Më pas, numri një i Shtëpisë së Bardhë, i shoqëruar nga bashkëshortja, si dhe familja e vajzës së tij u drejtua menjëherë drejt pallatit mbretëror, për një darkë shtetërore me Mbretin Filip dhe Mbretëreshën Matilda.

Donald Trump ka një axhendë mjaft të ngjeshur ditën e enjte, e cila nis me takimet që lideri i Uashingtonit do të zhvillojë me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk si dhe me atë të Komisionit, Zhan Klod Junker.

Ky do të jetë një ballafaqim i vështirë, pasi më herët Presidenti amerikan ka shfaqur mbështetje për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Nisur nga deklaratat e Trump për çështjen ‘Brexit’, nuk kanë munguar në të shkuarën as përplasjet në distancë me Presidentin e Komisionit, Junkcer.

Axhenda e Trump vijon me një drekë pune me homologun francez, Emmanuel Macon.

Pas kësaj, Presidenti amerikan do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të vendeve antare të NATO-s, ku pritet të diskutohen çështje mjaft të ndjeshme.

Theksi i ligjeratës së Trump do të vihet tek rritja e shpenzimeve ushtarake si dhe tek lufta kundër terrorizmit.

Turi i Presidentit, përtej oqeanit do të përfundojë me pjesëmarrjen në Samitin e G7 i cili do të zhvillohet në Siçili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy