Uragani Otis, i cili përshkoi Tabasko-n dhe qytetin Acapulco-n në Meksikë me kategorinë 5 të shkallës Saffir-Simpson shkaktoi vdekjen e 27 personave.
Ministrja e Sigurisë, Rosa Icela Rodriguez bëri me dije se vijojnë kërkimet për 4 persona të zhdukur.
Autoritetet meksikane raportuan përmbytje dhe dëmtime të rënda në infrastrukturë, shtëpi dhe sistemet e komunikimit.
80% e hoteleve në portin e qytetit janë dëmtuar.



