
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar arrestime të reja të grupeve kriminale në Durrës, Krujë dhe Fushë Krujë. Xhafaj inspektoi pasditen e së martës portin e Durrësit, ku tha se Prokuroria dhe Policia kanë tashmë një bashkëpunim të mirë.



