Presidenti i “Eurogroup” Mario Centeno i ka drejtuar një letër Presidentit të Këshillit të BE-së Charles Michel, në të cilën ai kërkon menjëherë krijimin e Fondit të Rimëkëmbjes për BE-në.
"Eurogroup është dakord që të punojë për Fondin e Rimëkëmbjes, megjithëse disa shtete anëtare janë të mendimit se ai duhet të bazohet mbi borxhin e përbashkët, ndërsa të tjerët janë për zgjidhje alternative, veçanërisht në kontekstin e buxhetit të BE-së . Në çdo rast, ne jemi të udhëhequr nga një ndjenjë urgjente në krijimin e një fondi të rimëkëmbjes në kontekstin e një plani të përgjithshëm të rimëkëmbjes", shkruan ai në letrën e tij.



