Vuçiç zbut tonet në Parlament: Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën (VIDEO)

Vuçiç zbut tonet në Parlament: Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën (VIDEO)

“Ne nuk kemi nevojë për një konflikt të ngrirë në Kosovë, dikush duhet ta shkrijë atë”.

Kjo ishte deklarata me tone të zbutura e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë ditës së sotme ka raportuar në  Kuvendin e Serbisë.

Ai gjatë raportimit në lidhje me rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi përpara deputetëve serb, ka thënë se  Serbia nuk ka të drejtë të ketë një qasje arrogante karshi dialogut me Kosovën.

“Një zgjidhje kompromisi në Kosovë është zgjidhja e vetme e mundshme, dhe nëse më pyet se çfarë është kompromisi - nuk mund të ta them këtë, por unë e di që të gjithë duhet të arrijmë një kompromis së bashku“, tha presidenti serb para Parlamentit serb sot.

Vuçiç, më tutje ka treguar për gjendjen e serbëve të cilat jetojnë në Kosovë, duke thënë se dialogu me Kosovën duhet të përfundoj për hir të tyre.

“Njerëzit të cilët jetojnë në kushte të vështira në Kosovë dhe veçanërisht në vendet me shumicë serbe nuk jetojnë në të njëjtën mënyrë si njerëzit këtu, por shumë më vështirë dhe kjo është arsyeja pse ata dëshirojnë që negociatat të ekzistojnë në mënyrë që të arrijmë një zgjidhje kompromisi”, ka thënë ai, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Vuçiç theksoi se nëse nuk arrijmë një zgjidhje kompromisi, do t'ua lëmë brezave të ardhshëm problemin e Kosovës. Sipas Vuçiç, E ardhmja e Serbisë varet nga zgjidhja e problemit të Kosovës.

“E ardhmja e fëmijëve dhe shtetit tonë varet nga mënyra se si gjenerata jonë do ta zgjidhë çështjen e Kosovës”, ka theksuar Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, ishte drejtuar për herë të fundit deputetëve serb në maj të vitit 2019, në kontekstin e dialogut me Kosovën, me një fjalim i cili kishte zgjatur diku tre orë.

Me 15 qershor të këtij viti Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar për herë të parë me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy