Zjarri shkrumbon 5 banesa në Gjorm, banorët largohen nga fshati

Zjarri shkrumbon 5 banesa në Gjorm, banorët largohen nga fshati

Vatrat e zjarrit në zonën e Vlorës vijojnë të jenë prezente, ndërsa situate më e rënduar gjatë ditës së sotme është raportuar për në fshatin Gjorm. Sipas informacioneve, aty mësohet se janë djegur pesë shtëpi ndërsa banorët janë vënë në dijeni se iu janë djegur prodhimet bujqësore dhe jo për banesat.

Pas thirrjes së autoriteteve për evakuim të menjëhershëm, 6 banorë lanë shtëpitë e tyre, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi. Mësohet se zjarri fillimisht nisi në lagjen Neshtë dhe më pas u përhap në anën tjetër të lumit dhe flakët janë të përmasave të mëdha.

Për shuarjen e flakëve janë vënë në punë tre helikopterë dhe zjarrëfikëset që po ndërhyjnë me pompa krahu për të neutralizuar situatën e cila ka përshkallëzuar gjatë orëve të fundit. Ndërkohë, problematikë mbetet edhe fshati Gumenicë, pasi era favorizon flakët në drejtim të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy