Arrestimi i Elsa Lilës/ Qarri: Rasti nuk ka pse të trajtohet me romanticitet (VIDEO)

Arrestimi i Elsa Lilës/ Qarri: Rasti nuk ka pse të trajtohet me romanticitet (VIDEO)

Gazetari Flavio Qarri ka qenë mjaf kritik ndaj këngëtares shqiptare Elsa Lila e cila një ditë më parë u zbulua se ishte e përfshirë në një trafik droge.

Në një lidhje skype në studion e MCN Live ka deklaruar se ky rast nuk ka pse të trajtohet me romanticitet dhe se sipas tij nuk mund ta relativizojmë apo lehtësojmë nga masat për shkak të një karriere.

U përfshiva pak më shumë seç duhet në këtë çështje, por mendoj se duhet të jetë pozicioni që ne mbajmë edhe si media dhe si profesionist. Ne nuk mund të relativizojmë apo të lehtësojmë Lilën për hir të një karriere. Nuk kuptoj pse duhet të ketë masa lehtësuese ndaj saj kur ajo sot është një nga personat e përfshirë në atë trafik. Nuk kam as ndërmend të ndajmë një vajzë dhe një talent dhe krenarinë që na ka ofruar, por kjo nuk do të thotë asgjë, nuk po themi ti heqim Elsën titullin e festivalit, por sot duhet ta gjykojmë për atë që ajo ka bërë këto vite. Nuk e kuptoj pse duhet të kemi dhe ta trajtojmë këtë rast me këtë romanticitet. Mendoj se në këtë moment shumë delikat të shoqërisë sonë, ne po jetojmë në një moment ku infiltrimi i kriminalizmit është në ato nivele që ne duhet vetëm të bashkëjetojmë me të keqen dhe s’kemi fuqinë ta dënojmë dhe largojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy