Tre gola janë shënuar nga kuqezinjtë në përballjen në fushën e blertë me Bjellorusinë.
Cikalleshi në minutën 19-të dhe në të 27-n dhe Manaj në të 44-n i kanë dhënë avantazhin Kombëtares përballë Bjellorusisë që ka tundur rrjetën e kuqezinjve me anë të Skavish në minutën e 35-të. Goli i dytë për Bjellorusinë erdhi nga Kendish në minutën e 80.
Shqipëri-Bjellorusi, nis përballja në Air Albania
Shqipëria zbret në fushën e blertë të Air Albania, ku do të përballet me Bjellorusinë në një sfidë direkte që vlen vendin e parë në grup.
Kuqezinjtë do të synojnë fitoren, çka nëse arihet, plotëson objektivin për këtë kompeticion.
Bjellorusët ndodhen 2 pikë më tepër se kuqezinjtë dhe kërkojnë të dalin të paktën barazim nga kjo ndeshje.
Një sfidë vendimtare edhe për trajnerin Edi Reja,që rrezikon pankinën në rast dështimi, por që do t’i duhet të bëjë me disa mungesa të rëndësishme për të aplikuar skemën e tij 3-5-2.



