Një incident është shënuar sot në sallën e Kuvendit, në momentin kur në foltoren e Kuvendit ka qenë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Në një moment deputeti i PD-së Edi Paloka ka shtyrë me dorë ministrin Beqaj, duke kërkuar të largohet nga foltorja, pasi do të fliste Sali Berisha.
Beqaj po merrte fjalën për të folur rreth bisedës së publikuar mbrëmë, ku ai shkarkonte një drejtor me jusifikimin se nuk kishte marrë pjesë në një mbledhje partie.
Në lidhje me këtë fakt, opozita kërkoi sot largimin e Beqajt nga posti i ministrit.



