Të vaksinuarit që përfundojnë në fatalitete, Dollenberg: Kategori me dobësi gjenetike

Të vaksinuarit që përfundojnë në fatalitete, Dollenberg: Kategori me dobësi gjenetike

Mjekja Aurora Dollenberg, njëkohësisht kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, e shpjegon me një dobësi gjenetike faktin që disa prej të vaksinuarve janë bërë viktima të virusit SARS-CoV-2. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, Dollenberg tha se raste të tilla pacientësh me dobësi gjenetike nuk mund të ndihmohen as nga vaksina dhe as nga terapitë mjekësore anti-Covid.

99% e rasteve të atyre që janë të vaksinuar me të dyja dozat nuk kanë shkuar në fatalitete. Vdekjet mund të shpjegohen me dobësi gjenetike që nuk influencohen as nga vaksina, as nga terapitë. 1 është një shifër jo relevante. Ka një përqindje të popullatës që kanë dobësi gjenetike dhe ky është rasti. Më e rëndësishmja është që vaksina shpëton jetën dhe ecuritë e rënda.

Lidhur me dozën e tretë, Dollenberg tha se nuk është aq e domosdoshme sa e para dhe e dyta.

Ka debat në Europë për atë se kush duhet ta marrë dozën e tretë. Vendet e varfra po përpiqen ende të bindin popullatën për dozën e parë dhe të dytë. Një përforcim me dozë të tretë e rrit sistemin imunitar. Por nuk është aq domosdoshmëri sa doza e parë dhe e dytë. Për Shqipërinë është ok, por në radhë të parë Shqipëria duhet të vaksinojë atë 70% të popullatës që ende nuk ka marrë dozën e parë.

Dollenberg theksoi se ka një egërsim të virusit, ndryshe nga sa parashikohej në fillim të pandemisë.

Nga varianti në variant kemi një egërsim të virusit. Kishte hipoteza se ai do të dobësohet. Por procesi ndodhi shumë më ngadalë dhe virusi mutoi për të siguruar mbijetesën e vet. Është bërë edhe më rezistent. Ne vaksinojmë, virusi ndryshon. Kjo është edhe frika e OBSH, që sa më ngadalë të ecë procesi, aq më shumë vatra infeksioni krijohen.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy