Këngëtarja, aktorja dhe producentja Barbra Streisand i ka dhuruar vajzës së George Floyd dy albumet e saj, si dhe aksionet e saj në Disney. Ky gjest erdhi si një dëshirë për të bërë diçka të mirë për familjen e afroamerikanit që u vra nga policia teksa protestonte më 25 maj.
Për të falënderuar gjestin, Gianna, 6, postoi një fotografi në Instagram në të cilën ajo pozon me certifikatën që vërteton dhurimin: "Faleminderit Barbra Streisand për dhuratën, falë jush unë tani jam aksionere e Disney", ka shkruar ajo. Profili i vajzës, i cili është hapur verëm pak ditë më parë, numëron mbi 46.800 ndjekës.



