Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është pritur rreth orës 12:20 në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Axhenda do të vijojë me mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes delegacioneve të dy vendeve në orën 13:15.
Dy liderët, Rama dhe Erdogan, do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.
(11:30) Erdogan në Presidencë, takim me kreun e shtetit Begaj
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur rreth orës 11:00 në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Emine Erdogan.
Ai është pritur në Aeroportin e Rinasit nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Mandej Erdogan i është drejtuar Presidencës, ku është është mbajtur një ceremoni shtetërore dhe është pritur nga kreu i shtetit Bajram Begaj.
Momentalisht Erdogan dhe Begaj po mbajnë një takim të shkurtër kokë më kokë.
Pjesë e rëndësishme e axhendës së Presidentit turk në Tiranë është edhe përurimi i Xhamisë së Namazgjasë.



