Braho: Krerë të institucioneve shtetërore po përgjohen në mënyrë të paligjshme

Braho: Krerë të institucioneve shtetërore po përgjohen në mënyrë të paligjshme

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, hedh dyshime se SHISH-I përgjon në mënyrë të jashtëligjshme krerët e disa institucioneve në Shqipëri. Gjatë konferencës me temë

“Institucionet Parlamentare dhe të pavaruara”, Braho tha se duhen bërë ndryshime në ligj lidhur me raportimin e Agjencive Inteligjente, pasi sipas tij SHISH, prej më shumë se dy vitesh refuzon çdo kontroll dhe llogaridhënie.

Ndërsa kryeparlamentari Meta u shpreh se vendi ka nevojë për forcimin e instrumenteve të monitorimit të institucioneve.

“Në mënyrë që zbatimi i rekomandimit të tyre sot dhe nesër të mos mbetet peng as i vullnetit të mirë, as i vendimmarrjes individuale, por të ketë një zgjidhje të garantuar institucionale. Kjo është lidhur në mënyrë direkte me forcimin e vet institucioneve, pavarësinë e tyre dhe garantimin e standardeve të funksionimit të tyre sipas përvojës më të mirë evropiane”, tha Meta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy