
Sot luhet java e 14-të e Superligës Shqiptare, dhe starton me sfidën Erzeni-Tirana.
Gazetari i sportit Edi Hajdini, bëri të ditur në “MCN live”, ecurinë e ditës së sotme, gjatë së cilës luhen tre ndeshje dhe transmetohen në MCN dhe MCN 24.
Sot është ndeshja “Partizani”-“Dinamo”, derbi që rikthehet pasi Dinamo ka qenë vjet në kategorinë e parë dhe rikthehen. Derbi do të transmetohet në MCN ashtu sikurse edhe sfidat e orës 13,30, takimi i parë këtë herë Tirana-Erzeni, dhe në MCN 24 Vora me Elbasanin, që është kryendeshja e javës, për shkak edhe të pozitave në klasifikim.
Janë të tre ndeshje që do të transmetohet sot edhe do të nisnim maratonën e emisioneve sportive deri në ora 19, kur është edhe ndeshja e fundit.
Sipas Hajdinit, rivaliteti më i madh ndjehet mes grupit të dytë të skuadrave.
Sa i përket pritshmërive, mendoj se kanë qenë subjektive. Personalisht pretendoja që Tirana të ndodhej më lartë, por duket që jo vetëm për shkak të pikëve që kanë treguar, Egnatia dhe Partizani, kanë marsh më tepër nga pjesa e tjetër e skuadrave,
Renditja pas është shumë ë ngjeshur, dhe shembulli më i mirë është Dinamo, nga vendi i fundit kaloj në mesin e renditjes çka tregon që pikët dhe ecuria e skuadrave në këtë moment është tregues i qartë se kemi të bëjmë me një rivalitet mes grupit të dytë të skuadrave, ku Tirana besoj e hyn te grupi i parë, por nga Skënderbeu e deri te Teuta janë skuadra që po shohim të lenë pas njëra tjetrën, dhe gara është mes tyre.



