
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, thotë se debatet për daljen në një koalicion me PS apo veçmas janë nxitur nga kryeministri Edi Rama. Kreu i LSI-së tha në "Top Story" se për koalicionin do të vendoset pasi të dëgjohet mendimi i forumeve të partisë.
Sokol Balla: Koalicioni…
Ilir Meta: Nuk do të jetë një vendim i imi, madje këtë herë do të përpiqem që të flas nga fundi në kuptimin për të dëgjuar vendimet e forumeve të LSI-së. Megjithatë, çdo vendim duhet të ketë në konsideratë stabilitetin e vendit.
Sokol Balla: Mos do të ishte më reale që partia juaj dhe ta mendonte kandidimin më vete, apo me koalicion tjetër jashtë partive të mëdha?
Ilir Meta: 18 qershori është larg edhe pse na duket afër. Kemi mjaft punë të mëdha përpara. Ajo që na duhet është që t’i menaxhojmë sa më me qetësi që vendi të shkojë në klimë normale për zgjedhjet që të mos cënohen reformat e mëdha që kemi në proces.
Sokol Balla: Në shtator ishit më entuziast kur folët për vazhdimin e koalicionit.
Ilir Meta: Unë përpiqem të jem sa më realist. Koalicioni vazhdoi dhe po vazhdon.



