
Situata e koronavirusit në Francë vijon të jetë mjaft alarmante për drejtuesit e vendit. Kjo pasi për të dytën ditë radhazi është kaluar shifra e 13 mijë të prekurve brenda 24 orëve, duke vendosur rekord.
Sipas autoriteteve sot janë shënuar 13.498 raste të reja me COVID-19.
Mësohet gjithashtu se jan zbuluar 58 vatra të reja infektimesh, duke e bërë Francën një nga vendet europiane më të rrezikuara për momentin. Prej ditesh atje po flitet për një mbyllje të dytë, por për shkak se mund të jetë fatale për ekonominë e vendit është shtyrë.



