
11 mjete lundruese janë bllokuar gjatë fundjavës në Sarandë, Vlorë dhe Durrës.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 8 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Vlorë, ndërsa 3 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Durrës. Mjetet e bllokuara janë 7 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf dhe 1 varkë.
"-Në Vlorë është bllokuar 1 mjet lundrues Jet Ski dhe drejtuesi i tij është ndëshkuar me masat administrative 100 000 lekë dhe 10 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni në bord.
-Në Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Ksamil, Sarandë, Durrës dhe Spille, janë bllokuar 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf dhe 1 varkë. Secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni në bord.”



